Lekaj: Muri sipas rezolutës duhet të rrezohet në janar të 2017-ës

Aktuale December 29, 2016 - 18:24

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se janë pajtuar të gjitha partitë që sipas rezolutës së miratuar muri të rrëzohet në janar të 2017-ës.

Lekaj ka treguar se fillimisht kanë pasur kërkesa të tjera për rezolutën e sponsorizuar nga AAK, si shkarkimin e ministres për Dialog, Edita Tahirit dhe ndërprerjen e dialogut, por ai tha se gjërat kanë ndryshuar pas debatit që kanë pasur në Kuvend.

“Pas debatit 7 orësh ne jemi dakorduar dhe kemi pasur një konsensus me shefat e grupeve parlamentare që në 1 të rrënohet muri dhe kjo të ndodh në janar të 2017”.

“Nën 2 Qeveria e Kosovës të angazhohet që trajtojë ndërtimin pa leje të murit”.

“Nën 3 Qeveria të merr masa që të mos ndryshohet Ura e Ibrit dhe e njëjta ti përbëjë të gjitha elementet që kishte në vitin 1999”.

“…dhe 4 të bëhet e mundur që sa më parë të kthehen qytetarët në pjesën veriore të Kosovës”.

Këto komente Lekaj i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës.