Votimi i Ligjit për veteranët shtyhet për nesër
Aktuale
December 29, 2016 - 19:09
Për shkak të mungesës së kuorumit, është shtyrë për nesër votimi i Ligjit për veteranët e luftës.
Seanca ishte planifikuar të mbahej sot në orën 15:15, pas rileximit të ligjit nga Qeveria dhe në vend se të fillonte në këtë kohë, ajo u shty për tri orë. As në këtë kohë nuk erdhën deputetet për ta votuar ligjin.
Votimi i këtij ligji do të bëhet nesër në orën 10:00.