'Vëllezërit' shqiptarë nga Maqedonia i shkojnë Edi Ramës në Tiranë

Aktuale December 29, 2016 - 20:11

Liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni i kanë shkuar sot në vizitë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ali Ahmeti nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Bilall Kasami nga Lëvizja Besa dhe Zijadin Sela nga Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare, tre prijësit e tri partive më të mëdha shqiptare në Maqedoni, janë pritur nga kryeministri shqiptar dhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, shkruan Gazeta Express.

Takimi mes liderëve shqiptarë të Maqedonisë dhe Ramës e Bushatit është zhvilluar në Tiranë, në ambientet e kryeministrisë shqiptare.

Rama ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook dy fotografi nga takimi me politikanët shqiptarë nga Maqedonia.

"Vëllazërisht", ka shkruar Rama në legjendën e fotografive, pa zbuluar se për çfarë ka biseduar me mysafirët nga Maqedonia. /Express/

Image