Ministrja Hoxha flet për radikalizmin në burgjet e Kosovës (Video)

Aktuale December 29, 2016 - 22:19

Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala, Leonard Kerquki dhe Shpend Limoni – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka folur për radikalizmin në burgjet e Kosovës.

Ajo ka thënë se radikalizmi i të burgosurve është një dukuri e re edhe për këtë ministri, megjithatë ajo ka treguar se kanë marrë masa për eliminimin e radikalizmit në burgje.

Ministrja ka treguar se të arrestuarit për terrorizëm janë të ndarë nga pjesa tjetër e të burgosurve, për të mos arritur që t’i radikalizojnë edhe të tjerët.

Ministrja Hoxha në “Komiteti” ka shtuar se sidomos të burgosurit që kanë dënime të gjata vërehet të kenë tendencë radikalizmi, dhe për këtë ajo ka thënë se po kryejnë inspektime në burgje për t’iu konfiskuar literaturat që ndikojnë në radikalizëm. /Express/