Të rinjtë e Prishtinës dhe Shkodrës, bashkë për fëmijet në ditën e ndrrimit të motmoteve

Aktuale December 31, 2016 - 22:34

 “Instituti Kosovar për Logopedi” , sëbashku me organizatën EKO-Mendje, sot kanë shpërndarë dhurata për fëmijët.

“Sepse ta bësh të lumtur një fëmijë , të bënë të ndihësh shumë të fort”-shprehet Ardita UKA studente në profilin Logopedi  dhe Ekonomik ku pavarsisht studimeve udhëheqë në Prishtinë edhe një organizat të quajtur “Instituti Kosovar për Logopedi” ajo nuk ndalet cdo vit duke bërë bashkëpunime per festat e fund vitit në mënyrë që ti bëjë të lumtur fëmijët, këtë herë ka zgjedhur të jetë në Shkodër ku pikërisht për ndrrim të motmoteve mori një rrugë vetëm të jetë bashkë me organizatën EKO-Mendje me udhëheqës Mirsad Basha OJF qe vepron në Shkodër .

Ata shperndan dhurata në Pediatri të fëmijëve dhe ne Shtëpin e Fëmijës në Shkodër ku bënë të lumtur shumë fëmijë për festën e ndërrimit të motmoteve.

“Për pak minuta, me muzikë, babagjyshin dhe elfin festuam në dhomat e tyre me këngë dhe dhurata” shprehen organizatoret. 

Image
Image