Arianit Koci i del në mbrojtje Tomë Gashit

Aktuale January 03, 2017 - 20:09

Avokati, Arianit Koci, i ka dalë në mbrojtje kolegut të tij, Tomë Gashi, në lidhje me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për hetimin e Gashit duke thënë se kërkesa e ministrisë është tërësisht e pabazuar, raporton "zeri.info" .

Reagimi i plotë i Arianit Kocit:  

Kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë për hetimin e kolegut tim Tomë Gashi, është tërësisht e pabazuar dhe kundër parimeve elementare të drejtësisë. Avokati ka të drejtë dhe detyrë, që të ndihmojë procesin e gjetjës së të vërtetës. Ai proces bazohet në parimin fundamental të drejtësisë - audiatur et altera pars - parimi i dëgjmit të palës së kundërt.

Avokati Gashi e ka kryer detyrën e vet, edhe pse une personalisht nuk pajtohem çasjen e tij, në trajtimin e këtij rasti. Por, etika e avokatit duhet të veçohet prej përgjegjësisë penale. Z. Gashi nuk ka përgjegjësi penale. Me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për hetimim e avokatit Gashi, po ngushtohet hapësira e veprimit të avokatëve dhe po cenohet haptazi parimi i barazisë së armëve.