Ejupi: Turqia, e vetmja që pranon të bëjë marrëveshje ‘nën tavolinë’ me Qeverinë tonë (Video)

Aktuale January 03, 2017 - 20:45

Biznesmeni Remzi Ejupi, ka folur për privatizimin e ndërmarrjeve publike, të cilët në të shumtën e rasteve janë blerë nga investitorët turq.

Ejupi ka thënë se aeroporti i Prishtinës nuk është dashur të privatizohet sepse fitimet nga ky aeroport arrijnë deri në 40 milionë euro në vit.

Biznesmeni ka kritikuar skenën politike për shkak se sipas tij, kanë privatizuar pronat publike, me qëllim të përfitimeve personale.

Ai ka thënë se në të shumtën e rasteve ndërmarrjet e privatizuara publike të Kosovës janë blerë nga investitorët turq sepse sipas tij, Turqia është e gatshme të kryej marrëveshje tregtare ‘nën tavolinë’.

Ejupi në “Komiteti” ka treguar se këtë nuk do ta bënin vendet e tjera të Bashkimit Evropian, prandaj sipas tij, Turqia ka investuar kaq shumë në Kosovë. /Express/