Me cilën parti është Remzi Ejupi? (Video)

Aktuale January 03, 2017 - 21:12

Sonte në emisionin “Komiteti” , biznesmeni Remzi Ejupi, ka folur për qasjen e tij në skenën politike vendore.

Biznesmeni ka thënë se përveçse nuk është anëtar i asnjë partie, ai nuk është as përkrahës i ndonjërës nga partitë politike në Kosovë.

Megjithatë, Ejupi ka treguar se nuk ka raporte të këqija me ndonjërën nga partitë.

I pyetur nëse ka menduar ndonjëherë të hyjë në politikë, ose a planifikon një gjë të tillë në të ardhmen, ai ka thënë se nuk ka ndërmend të hyjë.

Ejupi ka shtuar se ai dhënë shumë më shumë kontribut vendit, në fushën e ekonomisë si biznesmen se sa që do të jepte në pozitën e politikanit. /Express/