Pacolli thotë se do ta denoncoj Enver Hasanin në Gjykatë
Aktuale
January 05, 2017 - 21:55
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se do të denoncon në Gjykatë ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enever Hasanin, në lidhje me deklarimet e tij gjatë një emision televiziv, raporton "zeri.info"
“E shikova emisionin e Adriatik Kelmendit dhe rastesisht e dëgjova tek përmendet emri im. Enver Hasani, unë neser do të ju dënoncoj për gënjeshtra dhe shpifje me qëllim të dëmtimit të personalitetit tim. O Zot .... kush e ka udhëhequr Gjykatën Kushtetuese të Kosovës!!! Arsyen pse ju e bëni këtë do t'ia tregoni Gjykatës”, ka shkruar Pacolli. /Zeri/