Ajvaz Berisha: Nesër në Francë protestohet për Ramushin
Ajvaz Berisha, konsull i përgjithshëm në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt, ka bërë me dije se nesër (e shtunë) në Colmar të Francës para Gjykatës së Apelit në orën 13:00 do të protestohet kundër mbajtjes në paraburgim të liderit të AAK-së, Ramush Haardinaj.
“Ju ftojmë që nesër në orën 13:00, në Colmar të Francës, para Gjykatës së Apelit, të protestojmë kundër mbajtjes në paraburgim të ish-kryeministrit të Kosovës dhe ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, z. Ramush Haradinajt. Ju lutem që nesër protesta të jetë sa më e dinjitetshme dhe masive. Mos t’ju dhimbet humbja e kohës për ata që ishin në gjendje ta japin jetën e tyre që Kosova sot të jetë e pavarur. Nesër në orën 13:00 në mbrojtje të Ramush Haradinajt. Ju mirëpresim”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.