Shpëtohen dy persona që kishin mbetur të bllokuar në bjeshkët e Mushtishtit

Aktuale January 06, 2017 - 22:58

Kryetar i degës së AAK-së në Therandë si dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Bali Muharremaj ka njoftuar se dy personat e bllokuar nga bora në bjeshkët e Mushtishtit të Suharekës janë shpëtuar.

Deputeti nga Suhareka këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Posa kam kuptuar nga mediet, se dy qytetarë janë bllokuar në bjeshkë, jam interesuar dhe kam arritur në vendin e ngjarjes në Mushtisht. Të dy tashmë janë shëndosh e mirë falë vullnetarëve që shkuan atje për ti marrë, Policisë, sektorit të emergjencave, etj. Pra falenderimi ju takon atyre”, ka shkruar Muharremaj.