Deçanasit e djegin flamurin e Francës (Video)

Aktuale January 07, 2017 - 22:01
Qytetarë nga komuna e Deçanit kanë djegur flamurin e Francës. Sipas tyre, ky gjest është shenjë pakënaqësie për shkak të arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, raporton lajmi.net.

Haradinaj ende po vazhdon të mbahet në paraburgim në Francë. Ai është arrestuar për shkak të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.