Nitaj Thaçit: Bëhu burrë e trego pse Haradinaj është kompleksi yt i pashërueshëm

Aktuale January 08, 2017 - 21:40

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh anëtar i Kryesisë së kësaj partie, Muharrem Nitaj, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se institucionet janë duke u angazhuar për kthimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, në Kosovë.

Ai shkruan se si presidenti i tanishëm Hashim Thaçi kishte theksuar që BBC të mos i transmetonte deklaratat e Komandantëve të Zonave të UÇK-së, p.sh të Ramush Haradinajn.

Nitaj e ka lidhur këtë histori me deklaratën e sotme të presidentit në lidhje me inaugurimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, transmeton lajmi.net.

“Në këtë logjikë e shoh deklarimin e tij pë vizitën në Amerikë, për biletat 500 dollarëshe dhe për impenjimin e tij për kthimin e Ramush Haradinajt në Kosovë! Mos ban hajgare Hashim! Më shumë po bën estrada për kthimin e Haradinajt, se sa ti e Qeveria jote! Behu një herë burrë e trego se pse kompleksi i yt i pashërushëm është Ramush Haradinaj!”, ka shkruar Nitaj. 

Postimi i plotë i Nitajt:

Hashim Thaçi VS Ramush Haradinaj

Ka vite që e njoh Hashim Thaçin. E pata takur një herë në vititn 1999 në Londër, në një vizitë "sekrete" të tij! Mbaj mend të më pat thënë "do të ishte mirë sikur BBC të mos i transmetonte deklaratat e Komandantëve të Zonave të UÇK-së, psh Ramush Haradinajn". I habitur, i pata thënë "po ata po e bëjnë luftën, e posaçërisht Ramushi"! Biseda vazhdoj tutje, por e mbaj mend që unë pata dalë i tmerruar pa e kuptuar "ç'kishte ai njeri"!

Jo shumë kohë më vonë e pata kuptuar se çka e mundonte Hashim Thaçin.

Shokët dhe bashkëpunëtorët e tij, ata më të afërmit, thonë se ai është dinak e i pabesë, interesaxhi e idhnak, hakmarrës... dhe po mundi, tê shkel me këmbë për interesin e tij!

Në këtë logjikë e shoh deklarimin e tij pë vizitën në Amerikë, për biletat 500 dollarëshe dhe për impenjimin e tij për kthimin e Ramush Haradinajt në Kosovë! Mos ban hajgare Hashim! Më shumë po bën estrada për kthimin e Haradinajt, se sa ti e Qeveria jote!

Behu një herë burrë e trego se pse kompleksi i yt i pashërushëm është Ramush Haradinaj!