Thaçi: Albright më tha se krenohet për rolin e saj në çlirimin e Kosovës

Aktuale January 10, 2017 - 21:33

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot në SHBA, me ish sekretaren e shtetit, Madeleine Albright.

Thaçi, ka thënë se ish sekretarja e shtetit, edhe njëherë i ka thënë se krenohet për rolin e saj në lirinë e Kosovës.

Lexoni statusin e plotë të presidentit Thaçi:

Sapo përfundova një takim të përzemërt me miken time të shtrenjtë dhe përkrahësen e fuqishme të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, zonjën Madeleine Albright.

Në këtë takim të veçantë dhe përmbajtësor, sekretarja Albright sërish më tha se "puna me të cilën ajo krenohet më së shumti gjatë periudhës sa ka shërbyer si Sekretare e Shtetit është roli i saj vendimtar për lirinë e Kosovës". HTHImageImageImage