Deda: Epilogu i turpshëm i seancës së sotme të Kuvendit
Aktuale
January 10, 2017 - 22:55
Deputeti pa parti i Kuvendit të Kosovës Ilri Deda, përmes një statusi në Facebook, e ka quajtur të turrpshëm epilogun e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, deri te ky epilog erdhi pasi që u pa përkushtimi që me çdo kusht të shtyhet përpara verzioni partiak i Rezolutave për lirimin e Ramush Haradinajt, me ç'rast Kuvendi nuk e miratoi asnjë Rezolutë, transmeton zeri.info.
“Epilogu i turpshëm i seancës së sotme të Kuvendit është përkushtimi që me çdo kusht të shtyhet përpara verzioni partiak i Rezolutave për lirimin e Ramush Haradinajt, me ç'rast Kuvendi nuk e miratoi asnjë Rezolutë.”, ka shkruar Deda./Zeri/