Ajri sonte në Prishtinë, më i rrezikshmi ndonjëherë (Foto)

Aktuale January 12, 2017 - 21:37

Cilësia e ajrit nuk ka qenë asnjëherë më e keqe në kryeqytetin e Kosovës se në mbrëmjen e së enjtes. Sot është thyer rekordi i ndotjes së ajrit në Prishtinë.

Në Prishtinë, cilësia e ajrit është aktualisht në nivelin e 484 ppm (grimcave në milion), sipas të dhënave të Qendrës për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane.

Matja e fundit e cilësisë së ajrit, e bërë në orën 20:00, tregon se ajri në kryeqytetin kosovar është "shumë i rrezikshëm" për shëndetin. 

Image