Halil Matoshi: Presidenti s’ka të drejtë që të jap urdhra policor

Aktuale January 14, 2017 - 19:59

Analisti politik, Halil Matoshi ka reaguar përmes rrjetit social Facebook duke thënë që presidenti nuk ka të drejtë që të jap urdhëra policor.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Matoshit:

Presidenti nuk ka te drejte me dhane urdhna policor! Ai nuk e ka shpalle gjendjen e jashtezakonshme si kategori kushtetuese…

Zoti President dekretoje FSK-ne qe t’i mbroje kufijte – kjo asht nji e drejte dhe kompetece Juaja!!!
Presidenti i vendit ka nderhyre ne cashtjet e ekzekutivit pa te drejte, ngase ai sipas Kushtetutes nuk ka te drejte t’ jape urdhna policise!

Simas Nenit 84 te Kushtetutes (pika 22) Presidenti vendos për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, në konsultim me Kryeministrin;

(23) mund të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Kosovës dhe i kryeson ato në kohën e Gjendjes së Jashtëzakonshme; Dhe perderisa kete nuk e ka ba, ai nuk ka kompetenca te urdhonoj kurrfar veprimi policor.
Serbia ka nisë një ofensivë diplomatike kundrejt Kosovës dhe për habi Brukseli zyrtar po hesht. Kjo heshtje sikur e sqaron frikën e BE-së përball Rusisë që është rikthyer fuqishëm në skenën europiane, duke e instrumentalizuar Serbinë për ta përdor si shantazhuese të BE-së.

Kosova nuk ka strategji kombëtare për t’u mbrojtë, ligjërisht nga Serbia…

Presidenti i vendit si Komandant Suprem, ne vend se te mashtroje publikun kinse po jep urdhna policor – edhe pse kete kompetence nuk e ka simas Kushtetutes se Republikes – si kundërpeshë duhet ta dekretojë FSK-në për të marrë detyrën e mbrojtjes së kufijve kushtetues të vendit. Presidenti Thaçi duhet ta dijë se me Kushtetutë FSK-ja është forcë kombëtare mbrojtëse e Kosovës dhe s’ka nevojë për ta riemërtu si ushtri e Kosovës sepse me Kushtetutë ajo është e tillë, por asaj duhet dhënë detyrat ushatarke! Presidenti i Republikës sipas nenit 84, (4) nxjerr dekrete në pajtim me këtë Kushtetutë.

Neni 126 i Kushtetutes thote: [Forca e Sigurisë e Kosovës]

1. Forca e Sigurisë e Kosovës është forcë kombëtare e sigurisë për Republikën e Kosovës, dhe mund të dërgoj pjesëtarët e saj jashtë vendit në përputhje të plotë me përgjegjësitë e saj ndërkombëtare.
2. Forca e Sigurisë e Kosovës mbron qytetarët dhe komunitetet e Republikës së Kosovës në
bazë të kompetencave të përcaktuara me ligj.
3. Presidenti i Republikës së Kosovës është Komandant i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë të Kosovës, e cila gjithmonë i nënshtrohet kontrollit të autoriteteve civile të zgjedhura në mënyrë demokratike.
P.S.
Thaci ka mashtrue publikun, pasi qe ka marr vesh se treni asht ndal ne Rashke!