Instituti Amerikan ‘Stratfor’ parashikoi murin dhe trenin

Aktuale January 15, 2017 - 22:02

Instituti Amerikan për Studime Strategjike ‘Stratfor’, në raportin e tyre kishte vlerësuar dhe parashikuar se Ballkani do të jetë arena ‘që do të tërheqë vëmendjen e Rusisë dhe Perëndimit në tremujorin e fundit të vitit 2016 dhe fillim vitin 2017.

Ata kanë parashikuar se pas referendumit të diskutueshëm në Republikën e Serbe, e cila u mbajt pavarësisht vendimit përjashtues të Gjykatës Kushtetuese në Bosnjë dhe Hrecegovinë, tensionet etnike do të nxiten edhe në Veri të Kosovës midis shqiptarëve dhe serbëve, gjë që u vërtetua javë më parë me murin te ura mbi Ibër, dhe së fundi me trenin provokues rus të Serbisë.

“Përballja e Rusëve me Perëndimin do të çojë në tensione mes grupeve etnike në vend dhe të gjitha këto do të ndodhin në tremujorin e katërt të vitit 2016”, kishte parashikuar Instituti Stratfor, shkruan gazetametro.

Serbia shumë vetëdijshëm, muajve të fundit ka filluar një politikë provokative ndaj Kosovës. Fillimisht u ndërtua një muri i lartë mbi 2 metra, për të cilin Prishtina zyrtare po insiston që duhet rrënuar.

Ndërsa, dje Serbia nisi një tren donacion rus, nga Beogradi për në Mitrovicë, por që Kosova përmes policisë pengoi hyrjen e tij.

Pas kësaj, në Beograd, presidenti serb, Tomislav Nikolic dhe kryeministri Aleksandar Vucic, rikthyen retorikën e vjetër serbe, atë të kërcënimit me luftë.

Nikolic, tha se do të dërgonte ushtrinë në veri të Kosovës, e bashkë me të edhe vet do të shkonte atje.

Politikanët serbë, gjithashtu akuzuan edhe BE’në për mbështetje të veprimeve të Prishtinës zyrtare, duke kërkuar përgjigje drejtpërdrejt nga ta.