Jelena Miliq lëshon studion ku po debatonte me Aleksandër Vuçiq (Video)

Aktuale January 15, 2017 - 23:42

Jelena Miliq, drejtoresha e Qendrës për Studime Euroatlantike ka lëshuar studion gjatë debatit me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq që po mbahej në televizionin “Pink”, transmeton “Zeri.info”.

Miliq, e ka lëshuar studion pasi që kryeministri serb, Vuçiq,  i ka thënë se ajo po flet kundër interesave të Serbisë.

Ky reagim i kryeministrit Vuçiq, ka ardhur pasi që Miliq, në një emision tjetër i kishte thënë Vedrana Rudan opinioniste nacionaliste, se, “A e din që ekzistojnë varreza masive të shqiptarëve në Serbi”, trasnemton “Zeri.info”.

Miliq po ashtu i kishte thënë Vedrana Rudan se, serbët kanë ushtruar gjenocid ndaj shqiptarëve.

Vlen të theksohet se Vedrana Rudan me prejardhje është kroate mirëpo, është e martuar me serb.

Kjo deklaratë e Miliqit dhënë në emisionin “Ćirilica”, ka bërë që në emisionin që po transmetohej në televizionin “Pink”, ku i pranishëm ishte edhe Vuçiq, të mos i pëlqenin deklaratat e saj, për shkak se ajo kishte thënë një gjë që tashmë dihet botërisht.

Mirëpo, ky fakt nuk i kishte pëlqyer Aleksandër Vuçiqit duke i thënë se ajo po flet kundër interesave të Serbisë dhe kjo ka bërë që Miliq ta lëshoj studion e debatit. /Zëri.info/