11 vjet nga vdekja e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova

Aktuale January 21, 2017 - 08:54

Sot bëhen 11 vjet nga vdekja e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili ishte zgjedhur presidenti i parë i Kosovës gjatë votimeve të mbajtura në vitet e 90-ta, ndërsa edhe pas luftës është zgjedhur po ashtu presidenti i parë i vendit.

Për nder të tij do të organizohen disa aktivitete. Gjatë ditës do të bëhen homazhe tek varri i tij në Velani, ndërsa familja Rugova do të pres në vizitë mysafirë. Po ashtu do të mbahet edhe një akademi përkujtimore.