Në ushtrinë greke bëhet simboli i shqiponjës dykrenare, reagon Greqia (Foto)

Aktuale January 22, 2017 - 21:16

Gjesti i disa rekrutëve ushtarakë ka shkaktuar reagime në Greqi.

Një foto e botuar në disa prej mediave greke dhe pas “stuhisë” së krijuar, ka reaguar edhe Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë greke.

Në foto shihen se janë disa ushtarë të rinj që kanë bërë simbolin e shqiponjës.

Autoritetet greke njoftojnë se janë identifikuar personat në foto. Ata janë rekrutuar javën e kaluar dhe po kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Messolongi të Greqisë.

Djemtë në foto me siguri janë shqiptarë dhe sipas kushtetutës së Greqisë shërbimi ushtarak është i detyrueshëm.

Duhet të kujtojmë se shërbimin e detyrueshëm ushtarak në shtetin fqinj e kryejnë të gjithë ata që marrin pasaportën greke.

Image