Banorët kundër komisionit qeveritar për Demarkacionin (VIDEO)

Aktuale January 22, 2017 - 21:33

E kundërshtuan formën e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe tani përfaqësuesit e banorëve që thonë se i prek kjo marrëveshje, po e kundërshtojnë edhe një komision eventual të qeverisë për matjen e territorit të Kosovës.

Ata thonë se vendimi i komisionit te ri, qe pritet te formohet, do te ketë pak rëndësi.

Përfaqësuesit që pritej të merrnin pjesë në këtë komision kanë refuzuar pjesëmarrjen.

Kështu komisioni qeveritar për matjen e territorit të shtetit të Kosovës, nuk do te ketë përfaqësues të banorëve që prekën nga marrëveshja e përcaktimit të vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. /KlanKosova/