Dialogu 'ribashkon' opozitën

Aktuale January 23, 2017 - 21:26

Shefat e Grupeve Parlamentare të opozitës përsëri janë bërë bashkë, raporton “Zeri.info”.

Ky bashkim i tyre ka të bëj në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd, i cili do të zhvillohet nesër ne Bruksel.

Ka qenë Lëvizja Vetëvendosje ajo që ka lëshuar për media njoftimin se nesër, në ora 13:00, në ambientet e Kuvendit, shefat e grupeve parlamentare opozitare do të mbajnë konferencë të përbashkët për media, raporton “Zeri.info”.

Njoftimi i plotë nga Lëvizja Vetëvendosje:
 

Nesër, në ora 13:00, në ambientet e Kuvendit, shefat e grupeve parlamentare të VETËVENDOSJES!-s Glauk Konjufca, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj dhe Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Kjo konferencë ka të bëjë me vazhdimin e bisedimeve në Bruksel.