Aida Dërguti vizitoi Ramush Haradinajn në Francë (Foto)

Aktuale January 23, 2017 - 22:12

Deputetja e Vetëvendosjes, një herësh edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, është takuar sonte me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Dërguti e ka publikuar një fotografi, në llogarinë e saj në Facebook, së bashku me Haradinajn, duke treguar se sonte gjendet të Strasburg të Francës.

“Sonte ne Strasburg #meRamushin”, është postimi i Dërgutit, që e ka përcjellur fotografinë e saj me Ramush Haradinajn.

Haradinaj po qëndron në Francë, pasi me 4 janar është arrestuar nga autoritetet franceze bazuar në një flet-arrest të Serbisë mirëpo, një gjykatë në Colmar atë e ka lënë të lirë me kusht deri në vendimin e ardhshëm. 

Image