Takimi i nesërm pritet të ulë tensionet Kosovë-Serbi (Video)

Aktuale January 23, 2017 - 23:11

Të martën Kosova dhe Serbia do të kenë përfaqësimin më të lartë në takimin e radhës në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Në Bruksel zyrtarët thanë se nuk ka ndonjë temë të caktuar për të cilën do të bisedojnë palët, por presin që ky takim të ndihmojë uljen e tensioneve të larta të ditëve të fundit ndërmjet të dyja vendeve që aspirojnë integrimet evropiane.

Takimi i nesërm është ftuar me urgjencë nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini për të shtendosur situatën e tensionuar në Kosovë posaçërisht pas ndalimit të trenit serb me datën 14 janar të këtij viti, që synon të hynte në Kosovë me mbishkrimet “Kosova është Serbi”, në më shumë se 20 gjuhë dhe me ikonografi mesjetare.  /VOA/