Labinot Tahiri konfirmon: Unë kandidat i AKR-së për kryetar të Ferizajt (Video)

Aktuale January 23, 2017 - 23:34

Pasi ka folur gjerë e gjatë për çështje të ndryshme të politikës sikurse demarkacioni me Malin e Zi, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë dhe liberalizimin e vizave bashkë me integrimet evropiane, këngëtari Labinot Tahiri ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Ferizajt.

Këngëtari, i cili vendosi të bëhej politikan pas një karriere të suksesshme si këngëtar i muzikës turbo-folk hyri në politikë pas një fushate të gjatë me veprimtari humanitare duke ndihmuar familjet e varfra.

Labinot Tahiri i njohur edhe si Labi me emrin skenik, tha në emisionin “Kontakt” në “Tribuna” se meqenëse është anëtarësuar në partinë Aleanca për Kosovën e Re të drejtuar nga Behxhet Pacolli, ka vendosur që zyrtarisht të kandidoj për kryetar të Ferizajt.

“Kam vendosur që të kandidoj si kryetar i Ferizajt me AKR-në dhe kam besim të plotë që do ta fitojë garën”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, është e rëndësishme që Ferizaj të ketë një kryetar që e meriton dhe që punon për njerëzit e qytetit, duke ua bërë atyre jetën më të mirë.

Tahiri njihet si kritikues i madh i qeverisjes lokale në Ferizaj e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës.