'Kosova është pion që Putini do ta sakrifikojë' (Foto)

Aktuale January 23, 2017 - 23:43

Mediat, politika dhe opinioni serb vazhdojnë të jenë nën ethe sa i përket hapit të ri që Vladimir Putin do ta ndërmerr në pajtimin historik ruso-amerikan.

Ky pajtim pritet të ndodh pas ardhjes në pushtet të presidentit të ri amerikan, Donlad Trump.

E pjesë e këtij pajtimi duket se do të jetë edhe Kosova, shkruan lajmi.net.

Sigurisht se marrëdhëniet e ripërtërira kërkojnë edhe kompromise nga të dy palët, ndërsa Rusisë do “t’i bije hise” heqja dorë nga mosnjohja e Kosovës.

E përditshmja më e madhe serbe “Blic” edhe në numrin e nesërm (e martë) e ka në ballinë lajmin për raportet e reja ruso-amerikane dhe Kosovën.

Image

Sikurse në numrin e së hënës, “Blic” shkruan për njohjen e Kosovës nga Rusia.

Derisa sot kishte raportuar “Se Rusia do të njoh Kosovën si favor që Putini do t’ia bëjë Trumpit”, në numrin e ri, gazeta ka dalë më titullin “Kosova është pion që Putini do ta sakrifikojë”.

Image

Pas ardhjes në pushtit zyrtarisht të Trumpit, edhe analistë të njohur ndërkombëtarë kanë shkruar se Kosova do të jetë njëra nga temat që Putin do të “detyrohet” të heqë dorë dhe ta njoh si shtet të pavarur.