Mogherini takon edhe Thaçin e Mustafën

Aktuale January 24, 2017 - 20:07

Shefja e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeministrin kosovar, Isa Mustafa.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq përmes një postimi në Twitter.

Ky takim i Mogherinit vjen pas takimit që ajo kishtë më herët me palën serbe, ku u takua me presidentin serb, Nikoliq dhe kryeministrin Vuçiq.

Pas këtyre takimeve të ndara të të dyja palëve, Mogherini dhe të dyja palët në këtë dialog pritet të darkojnë së bashku, që ndryshe është quajtuar si “darka e pajtimit”.