Molliqaj: Negociatat me Serbinë nuk e bëjnë shtet Kosovën

Aktuale January 24, 2017 - 20:10

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai i ka cilësuar si mashtrim deklaratat se me vazhdimin e negociatave me Serbinë, Kosova do të bëhet shtet.

“Vazhdimi i logjikës se përmes negociatave me Serbinë do të bëhet shteti është mashtrim. Kosova ka nevojë për logjikë të re që qon në shtetndërtim dhe zhvillim, e jo për mashtrime të reja. Kosovës i duhet ndryshimi!”, ka shkruar Dardan Molliqaj.

Lexo postimin e plotë:

Kosova nuk do të bëhet shtet asnjëherë në negociata me Serbinë. Nga këto negociata na e premtuan:

– Njohjen e Kosovës prej Serbisë, ndërsa sollën agresion më të madh të saj,

– Integrimin e minoritetit serb, ndërsa na e sollën Listën Serbe që e lufton shtetin e Kosovës,

– Afrimin e Kosovës me BE-në, ndërsa sollën bllokimin e shtetit tonë në organizmat ndërkombëtarë.

Vazhdimi i logjikës se përmes negociatave me Serbinë do të bëhet shteti është mashtrim. Kosova ka nevojë për logjikë të re që qon në shtetndërtim dhe zhvillim, e jo për mashtrime të reja. Kosovës i duhet ndryshimi!