Kosova, më e korruptuara në rajon (VIDEO)

Aktuale January 25, 2017 - 20:27

 

Transparency International bëri publik raportin vjetor të “Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2016”.

Kosova shënoi përmirësime por prapë mbeti më e korruptuara në rajon. Kosova doli e fundit, pas Sllovenisë që është e para, Kroacisë, Malit të zi, Serbisë, Shqipërisë, Bosnjës e Maqedonisë, njofton Klan Kosova.

Ndër problemet kryesore ende mbetet nepotizmi dhe jo-transparenca për financimin e partive politike por edhe disa fusha tjera.