Berisha: Beogradi po përpiqet ta bëjë Serbinë e Madhe

Aktuale January 26, 2017 - 20:49

Ish kryeministri i Shqipërisë ka komentuar edhe për trenin serb dhe rrezikun që mund t'i kanoset Kosovës.

Sali Berisha ka thënë se ky rrezik është i besueshëm por atë e befason qëndrimi i qeverisë shqiptare të ndryshojë karshi Serbisë.

Ai tha se treni nxiti debate për shkëmbim të territoreve.

Berisha thotë në këtë intervistë se Serbia po e dëshiron Serbinë e Madhe.

“Ky nuk është problemi i vetëm që Beogradi po e bën, ai këtë po e bën edhe me serbët e Bosnjës dhe ky është fakti që serbët po punojnë në këtë aspekt”, ka deklaruar ai./Syri.net/.