Rrëfimi i plotë i gruas që iu kthye shikimi pas 44 vjetësh (VIDEO)

Aktuale March 18, 2017 - 22:10

 

U rrit, u martua, u bë grua e nënë, por asnjëherë s’kishte mundur ta shihet atë që e jetonte.

Hafize Thaçit i humbi shikimi kur kishte vetëm pesë javë dhe ashtu në errësirë jetojë për 44 vjet.

Por, mrekullia, siç vet e quan Hafizja, ndodhi pas katër dekada e gjysmë.

Thaçit iu kthye shikimi të paktën në syrin e majtë, dy ditë më parë, pas një operacioni që u krye me sukses në Prishtinë.

Kjo u arrit falë shoqatës bamirëse “Jetimët e Ballkanit” që u mobilizua dhe fillimisht me 20 mijë euro të mbledhura, familjes i siguroi banesën, e më pas mblodhi edhe pesë mijë euro të tjera për të mbuluar shpenzimet e operacionit.

Hafize Thaçi ka treguar historinë e jetës së saj mes errësirës e shpresës/klankosova/.