Gruevski: Po përgatisim një dokument që do i jap fund krizës

Aktuale March 19, 2017 - 21:20

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në një intervistë për televizionin “Kanal 5” ka deklaruar se partia e tij është duke përgatitur një dokument i cili do të mundësojë daljen e vendit nga kriza e thellë politike dhe në të njëjtën kohë do të ruaj unitetin e vendit.

Gruevski tha se gjatë javës së ardhshme dokumenti do j’u dorëzohet partive më të mëdha politike në vend.

Sipas Gruevskit ky dokument nuk e favorizon as ndonjë parti politike e as ndonjë bashkësi etnike.