Vëllezërit Haradinaj çmallen në Strasburg

Aktuale March 20, 2017 - 00:51

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i ka bërë një vizitë vëllait të tij, Ramush Haradinaj, në Francë, ku ai po qëndron që nga fillimi i vitit, pasi është ndaluar në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Daut Haradinaj ka publikuar një fotografi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku ai shihet duke darkuar me udhëheqësin e AAK'së në një restorant të Strasburgut.

Vëllezërit Haradinaj duken të lumtur pranë njëri-tjetrit, teksa kanë shtrënguar duart.

Ramush Haradinaj aktualisht ndodhet në liri me kusht në Francë. Një seancë e re dëgjimore në rastin e tij është paraparë të mbahet më 6 prill. 

Image