Rama korrigjon gazetaren franceze: Shqiptarët në Maqedoni nuk janë minoritet (Video)
Aktuale
April 01, 2017 - 22:37
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “France24”, ku ndër të tjera u pyet edhe lidhur me situatën në Maqedoni.
Mes shumë pyetjeve, Kryeministri Rama u pyet edhe për zgjedhjet në Maqedoni ku gazetarja franceze e pyeti per “minoritetin” shqiptar atje. Por Rama nuk ka ngurruar që ta korrigjojë gazetaren francize duke saktësuar:
“Së pari në Maqedoni nuk ka minoritet, por entitet shqiptar që është bashkë me maqedonasit. Ka më shumë se 35 përqind shqiptarë. E vetmja gjë që ata kërkojnë është që të gëzojnë liri e të drejta barabarta si gjithë qytetarët e tjerë. S’ka lidhje me Shqipërinë e madhe, sepse duam një Europë të Madhe”. tha Rama .