Institucionet nuk përkrahin fëmijët me autizëm (VIDEO)
Aktuale
April 02, 2017 - 20:50
Edhe në Prishtinë si në shumë vende të botës u shënua dita e personave të prekur nga Autizmi.
Për këta persona po kërkohet përkujdesje më e madhe institucionale.
Në këtë ditë prindërit honë se nuk është e lehtë të rritet një fëmijë me këtë çrregullim në Kosovë.
Në mungesë të një qendre autizmi në vendlindje, Bujar Latifi nga Mitrovica detyrohet të sjellë djalin e tij 5-vjeçar në Prishtinë në shoqatën Autizmi e cila shërben edhe si shkollë.
Studimet botërore tregojnë se 1 në 68 persona preket nga ky çrregullim neurobiologjik. /KlanKosova/