*Heroit tim*
Aktuale
April 03, 2017 - 21:23
Me Heroin tim z.Ramush Haradinaj
Strasburg 3.4.2017
Çun Lajçi
*Heroit tim*
Pak dhembje mora e pak mall lashë,
Në drynin e brejtun Dukagjinçe,
Atje, n’Avenun e Lirisë
Ai
Retë e bardha m’i ktheu në Mokna
E shallin ma lidhi bukur në plis.
Ik mik,
Kthehu gjurmëve të ardhjës
E ruaju mos u plak,
E zemrën ma shtrengoi,
Me zemër duarësh.
Me prit, tha, të plakemi bashkë,
Në truallin e Dardanisë