Ahmeti: N.M, ishte dëshmitari kyç në rastin Dehari
Aktuale
April 03, 2017 - 22:10
Pas raportimit se në Qendrën e Paraburgimit në Burgun e Lipjanit ka vdekur një i burgosur, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur identitetin e tij, raporton “Zeri.info”
Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrejtin social “Facebook”, ka bërë të ditur se i vdekuri N.M, ka qenë dëshmitar kyç në rastin e aktivistit të ndjerë të “Vetëvendosjes”, Astrit Deharit.
Postimi i plotë:
Kur në burg humbi jetën Astrit Dehari, i pari që hyri në dhomë ka qenë i burgosuri Naser Makolli.
Sot, ky dëshmitar kyç ka vdekur në burgun e Lypjanit.
Ende pa u hetuar në mënyrë të pavarur...