Vendimi për Haradinajn nuk merret as këtë të enjte?
Aktuale
April 04, 2017 - 18:02
Nuk dihet nëse Gjykata në Colmar do të marr vendimin lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt, në seancën e radhës me gjashtë prill.
Një përgjigje e tillë është dhënë për Tanjug nga gjykata franceze, transmeton Indeksonline.
Në seancën e radhës, e cila është planifikuar për të enjten në ora 13:00, do të diskutohet për përgjigjet e mundshme nga Ministria serbe e Drejtësisë në pyetjet e gjykatës, është thënë më tutje nga zëdhënësja e gjykatës, Sandra di Rosa.
Haradinaj vazhdon të jetë i ndaluar në Francë që nga data 4 janar , me një urdhërarrest të lëshuar nga shteti serb.