Zemaj: Mocioni i Nismës mund të jetë i nxitur nga PDK (Video)
Aktuale
April 07, 2017 - 21:43
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se nuk duhet konsensus nacional për demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Ndërkaq, duke folur për iniciativën e Nismës për Kosovën për mocion mosbesimi ndaj Qeverise, ai tha se “nuk i beson as PDK-së e cila, nuk është larg mendsh që mund të jetë e implikuar në këtë ide”.
“PDK mund ta përdor ndonjë subjekt për këtë ide”, ka thënë ai në TV Rrokum, duke shtuar se LDK-së nuk i mungon guximi me e prish koalicionin aktual. “Është trefishuar numri i atyre që na mbështesin, ndaj po punojmë që në zgjedhje të dalim të parët”.