Zotimet e pambajtura të Hashim Thaçit (VIDEO)
Aktuale
April 07, 2017 - 22:42
Presidenti Hashim Thaçi i vetëm e mori iniciativën për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.
Më pas atë e stopoi, pikërisht pas një muaj fushate e zotimesh se më nuk ka kohë për të pritur.
E derisa për këtë vendim, Thaçi, tha të jetë vetëm pezullim, ky nuk është rasti i parë, kur ish-drejtuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Partisë Demokratike, zmbrapset nga zotimet e dhëna, njofton Klan Kosova.
Kjo ndodhi pas kundërshtimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një tjetër premtim ishte ai rreth fusnotës, pesë vite më parë.