Mustafa: Me propagandë po synohet ndalimi i progresit dhe kthimi i praktikave të kaluara

Aktuale April 08, 2017 - 23:11

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se, në Malishevë këtë të shtunë ku është shënuar 27 vjetori i themelimit të degës së LDK-së, ka marrë vlerësime maksimale për punën në Qeveri.

“Malisheva na dëshmoi përkrahjen për punën dhe përkushtimin e Qeverisë, e cila ka rezultuar me vlerësime maksimale nga organizatat kredibile botërore për zhvillim ekonomik, luftim të korrupsionit dhe përkrahjes së bizneseve”, ka shkruar Mustafa ndër të tjerash në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook".

Postimi i plotë i Mustafës:

Qindra qytetarë dhe aktivistë të LDK-së në Malishevë na u bashkuan sot në shënimin e 27-vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në këtë qytet.

Malisheva na dëshmoi përkrahjen për punën dhe përkushtimin e Qeverisë, e cila ka rezultuar me vlerësime maksimale nga organizatat kredibile botërore për zhvillim ekonomik, luftim të korrupsionit dhe përkrahjes së bizneseve.

Qytetarët e Malishevës dhe krejt Kosovës e dinë shumë mirë se propaganda dhe përpjekjet për ndaljen e këtij progresi kanë për synim ndaljen e trendeve pozitive dhe rikthimin e praktikave të këqija të së kaluarës.

Image

Image