Kështu u nderua Thaçi nga Akademia Ushtarake e Mbretërisë së Bashkuar (Foto/Video)

Aktuale April 13, 2017 - 22:26

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë sot pjesë në ceremoninë e përvjetshme "Parada e Sovranit", që organizohet nën patronatin e Mbretëreshës nga Akademia  Mbretërore Ushtarake Sandhurst.

Ai gjatë gjithë kohës ka qenë nën përcjelljen e Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Britanisë së Madhe, Gjenerali Sir Nick Carter.

Për nder të prezencës së presidentit Thaci në këtë ceremoni, bendi i Akademisë Mbretërore ka intonuar himnin e Kosovës.

Tash e dy vjet në këtë ceremoni, oficerët e FSK-së shpallën si kadetët më të mirë të huaj nga kjo Akademi. 

 

Image