Hoxhaj për Daçiqin: Deklaratat e tij janë të paturpshme dhe të pafytyra

Aktuale April 13, 2017 - 22:44

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë në Zona e Debatit në Klan Kosova se mënyra se si homologu i tij serb, Ivica Daçiq, flet për ish-diktatorin, Sllobodan Millosheviq, është paturpësi.

“Ivica Daçiq flet për Slobodan Millosheviqin. Kjo është pafytyrësi, paturpësi që dikush pas 20 vjetësh të thurë lavde për një regjim më barbar që ka ekzistuar në Europë pas luftës së Dytë Botërore”, pohoi Hoxhaj, njofton Klan Kosova.

Po ashtu, Hoxhaj tha se s’janë të mira as deklaratat e tashmë Presidentit serb, Aleksander Vuçiq, që flet për liderin komunist të Jugosllavisë, Josip Broz Tito.

“Të gjitha këto situata krijojnë një peizazh jo të favorshëm”.