Limaj: Opozita nuk bën mrekulli por është më e mirë se PDK e LDK

Aktuale April 14, 2017 - 21:47

Kryetari i Nisma për Kosovën Fatmir Limaj thotë se gjëja më e mirë që do të mund t’i ndodhte Kosovës është shkuarja në opozitë e PDK’së dhe LDK’së. Thotë se ndryshim për Kosovën është vetëm një rrotacion i plotë politik, gjë e cila ai beson se do të ndodh.

‘Nuk ka shërbim më të madh që mun iu bon këtyre dy partive që janë në pushtet sot se me i çu në opozitë sepse ka njerëz shumë të mirë në këto dy parti politike. Kanë nevojë me shku me reflektu, kanë nevojë me shku me pushu”, tha Limaj.

Limaj është i bindur se opozita e bashkuar do t’i fitoj zgjedhjet.

‘Ndryshimi i plotë në Kosovë ndodh nëse opozita i fiton zgjedhjet në tërësi dhe dy partitë që janë në pushtet me shku në opozitë”, tha Limaj në emisionin ‘Debat’ në televizionin publik.

“Zgjidhja ime është kjo, Kryeministri i Opozitës për me drejtu qeverisjen e ardhshme në Kosovë. Me ja dhanë një mundësi opozitës. Opozita nuk bën mrekulli. Por nuk ka dilemë se është më e mirë se këto që janë në pushtet”, tha ai.