Përgatitjet për Pashkët, si çdo vit tjetër
Fatmir Koliqi nga Ipeshkvia e Kosovës ka thënë për Ora e Fundit në Klan Kosova se përgatitjet për Festën e Pashkëve kanë shkuar shumë mirë dhe se asgjë nuk ka qenë më e jashtëzakonshme, krahasuar me vjetët e tjera.
Interesimi i publikut u rrit pasi të enjten u alarmua se mbase mund të këtë sulme në Prishtinë për këtë festë katolike.
“Nuk kemi kërkuar siguri shtesë, asgjë të veçantë dhe gjithçka po shkon në rregull. Festa do të zhvillohet në Katedralen tonë këtu në Prishtinë – kemi krijuar një strukturë që vazhdon për çdo vjet. Por, festa do të jetë në të gjitha kishat tona, ku do të jenë të pranishëm të gjithë besimtarët tanë në natën e Pashkëve”.
Koliqi pohoi se “mesazhi i kësaj feste është paqja, për të cilën ne kemi shumë nevojë”.
“Dhe Krishti i ringjallur është ai që na garanton një paqe të vërtetë”.