Kreu i opozitës turke, Kilicdaroglu: Rezultatet janë të dyshimta

Aktuale April 16, 2017 - 21:02

Deputeti i partisë opozitare turke CHP, Erdogan Toprak, ka thënë se lideri i partisë së tij beson se rezultati i referendumit të sotëm për ndryshime kushtetuese në Turqi është i dyshimtë.

“Kemal Kilicdaroglu thotë se këto rezultate janë dyshimta”, ka deklaruar Toprak.

Opozita turke është ankuar për manipulime në referendumin e zhvilluar sot në Turqi për ndryshime kushtetuese, teksa në dy video të publikuara në rrjetet sociale pohohet se ekspozohet manipulimi gjatë votimit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur fitoren në referendumin për ndryshime kushtetuese, të cilat do t'i zgjerojnë kompetencat e tij. /Express/