E tmerrshme: Prishtina furnizohet me ujë të ndotur (VIDEO)

Aktuale April 17, 2017 - 20:57

Qytetarët e Prishtinës janë tmerruar sot nga uji me të cilin janë furnizuar nga ujësjellësi.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka çuar prishtinasve ujë të ndotur, me ngjyrë kafeje, nëpër shtëpitë dhe banesat e tyre.

Redaktori i gazetës "Zëri", Enis Veliu, banor i Prishtinës, ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook, ku shfaqet cilësia e tmerrshme e ujit.

Javë më parë, qytetarëve të Prishtinës u është premtuar ujë përgjatë 24 orëve nga kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, pas lëshimit në funksion të fabrikës së re të ujit.

Por, cilësia e tij lë shumë për të dëshiruar.