Basha i përgjigjet Ramës: PD nuk i duhet dreqit, se dreqi të ka ty

Aktuale April 21, 2017 - 22:18

Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratës së Edi Ramës se opozita nuk i duhet as dreqit duke thënë se PD nuk i duhet dreqit, se dreqi e ka Ramën.

Rama më parë shkroi në Facebook se një opozitë që i frikësohet Reformës në Drejtësi nuk i duhet Shqipërisë, shqiptarëve, partnerëve ndërkombëtarë, po as dreqit vetë.

“100% dakord me EDramën, PD nuk i duhet dreqit, se dreqi të ka ty”, shkroi Lulzim Basha në Facebook, shkruan Lapsi.al.

Rama shkruan në komentin e tij:

“Bojkoti i zgjedhjeve nga PD-ja e disa kryetarë pa parti të ngujuar në çadër për hatër të saj, jo vetëm nuk do ta lerë Shqipërinë pa opozitë në parlamentin e ri, po përkundrazi, ka shumë të ngjarë t’i japë jete një opozite të re, shumë më sfiduese se sa opozita pa kokë, pa program, pa skuadër e pa edukatë që pati parlamenti i sotëm.

Këtu do jemi e do shohim se kush ka të drejtë, po një gjë është e sigurtë: Një opozitë që i friket Reformës në Drejtësi dhe refuzon të paraqitet për gjykim përpara popullit, nuk i duhet jo Shqipërisë, shqiptarëve dhe miqve e partnerëve tanë ndërkombëtarë, po as dreqit vetë!”