'Shqipëria e Madhe projekt i ndërkombëtarëve për të frenuar ndikimin rus në Serbi'

Aktuale April 25, 2017 - 19:40
Deklaratat e politikanëve shqiptarë për Shqipërinë e Madhe janë të sinkronizuara, të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe nuk kontribuojnë asgjë në të mirë të rajonit, ka thënë Kryetari i Komisionit parlamentar për kontrolle të shërbimeve dhe sigurisë, Igor Beçiq.

Deklarata e tillë, si ajo e kryetarit të Këshillit Nacional të Preshevës, Jonuz Musliu, sipas Beçiqit, nxit konflikt duke bërë thirrje për përmbysje të rendit kushtetues të Serbisë dhe acarim në mes të qytetarëve, transmeton lajmi.net.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën Milovan Drecun, tha se ideja penale e Shqipërisë etnike të pastër, ku nuk do të ketë vend për kombet e tjera, në radhë të parë është e projektit gjeopolitik të disa fuqive të mëdha për të frenuar pushtetin territorial dhe ndikimin e Serbisë në Ballkan, kryesisht për kontrollin e Rusinë në Serbi.

Drecun ka thënë, se plani i “Shqipërisë së Madhe” mund të kryhet në disa hapa, siç ishin paraparë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

“Hapi i dytë do të jetë federalizimi i Maqedonisë, pas së cilës do të ndjekë jug të Serbisë të bashkohet me projektin, si ashtu një pjesë të Greqisë dhe Malit të Zi”, ka thënë Drecun për “Sputnik”. /Lajmi.net/